Një gomone është bllokuar në Jalë pasi po lundronte jashtë perimetrit të përcaktuar. Policia thotë se drejtuesi i mjetit lundrues rrezikoi jetën e pushuesve në det.
Kanë qenë qytetarët ata të cilët sinjalizuan policinë për gomonen që kishte dalë nga perimetri i caktuar. Menjëherë forcat e policisë të stacionit policor të Dhërmiut shkuan në vendngjarje dhe bllokuan mjetin lundrues. Ndërsa drejtuesi u gjobit me 1 milion Lekë të vjetra.
Policia e Shtetit ka apelur sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.