Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se përkeqësimi i motit mund të na përballë me rrezikun e emergjencave në vend. Peleshi tha se prurjet në kaskadën e Drinit do të pësojnë rritje deri në 21 janar.
Nisur nga përkeqësimi i motit në 24 orët e fundit dhe në ditët e vijim, presim reshje të shumta, sidomos në pjesën veriore, kjo na përball edhe me rrezikun e emergjencave pothuajse në gjithë vendin. E vlerësoj me vend që t’i bëj me dije publikut lidhur me parashikimet e IGJEUM.
Parashikimet e deritanishme të reshjeve për ditët në vazhdim, janë si më poshtë:
Për ditën e sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, reshje intensive në qarqet Dibër dhe Lezhë, mesatare në qarqet e tjera të vendit. Prurjet në kaskadën e Drinit do pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës sotme dhe do të vijojnë deri në 21 janar do kenë rend rritës”.
Peleshi u bëri thirrje drejtuesve të bashkisë Shkodër dhe asaj Lezhë që të paralajmërojnë qytetarët që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të merren masat paraprake për reshjet intensive që pritet të bien.