Rrëshqitje gurësh në aksin Mirditë-Fushë Arrëz, bllokohet rruga

Zona e Mirditës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut pasditen e kesaj të mërkure.

Mësohet se si pasojë e motit të keq në aksin rrugor Mirditë-Fushë Arrëz ka patur rrëshqitje masive gurësh dhe dherash duke bllokuar rrugën.

Nga informacionet paraprake mësohet se pritet ndërhyrja e firmës kontraktore për hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal të automjeteve.

Të Fundit