Policia ka shpallur në kërkim një 37-vjeçare, e cila dyshohet se ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe më pas është larguar nga banesa.
Mësohet se nëna e vajzave vuan nga problemet e shëndetit mendor.
“Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasen A. L., 37 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe është larguar nga banesa”, njofton policia