Rregullorja e re, 120 parcela plazhesh do të jenë të lira për pushuesit në Vlorë

Hapësira të tilla bosh ne plazh do të ketë më shumë sezonin tjetër për pushues vendas e të huaj.

Me rregulloren e re do të forcohen më shumë rregullat e transparencës së çmimeve, si për restorantet ashtu edhe për shezlongët, së bashku me përgjegjësi të shtuara për pushtetin lokal sa i takon administrimit të territorit dhe pastërtisë.

Kjo rregullore parashikon një menaxhim më të mirë ku do të lirohen rreth 120 parcela plazhesh, si edhe do të sanksionohet me ligj që në çdo 1000 metra, 300 metra të jenë detyrimisht publike.

“Parashikohet që nga 240 plazhe që ka bashkia e Vlorës, 120 prej tyre parashikohet që të jenë plazhe Publike. Ka dhe zona që mund të quhen problematike, siç është zona e Zvërnecit ku pas saj është pyll, dhe në atë zonë nuk ka asnjë hotel, dhe kjo do të jetë pothuajse e gjithë publike., ndërsa zona e Lungomares do të sërish e mbingarkua”, tha Aiken Hoxha, Specialist në bashkinë e Vlorës.

Ndërkohë operatorët kërkojnë që ndarja e hapësirës publike të mos jetë 70 me 30%, por e barabartë, sepse në këtë mënyrë favorizohen më shumë pushuesit, që në Vlorë nuk mungojnë as në fund të tetorit.

“Plazhet publike kanë qenë të pakta dhe për këtë të ndryshojë raporti 50 me 50%, pasi në qytetin e Vlorës turistët janë dhjetëfishuar dhe shumë prej tyre kanë marrë shtëpi me qira, dhe ata duan plazhe publike. Një njoftim ka ardhur këtë periudhë ku,70 % privat dhe 30% publik, shpresoj që mos të jetë kështu, pasi në Vlorë ka plazhe të kufizuara, dhe hapësirat duhet të jenë 50 me 50”, tha Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik.

Të Fundit