Radha e automjeteve që presin të kalojnë në doganën e Morinës ka arritur në rreth 4 kilometra të hënën.
Qytetarë të shumtë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin drejt Kosovës janë përballur me vonesa të shumta për shkak të masave të reja anti-COVID të vendosura prej ditësh nga qeveria e Kosovës, ku i kërkohet çdo qytetari që hyn në territorin e saj, test PCR ose certifikatë vaksinimi.
Edhe nga pala shqiptare sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për pandeminë, gjë që ka sjellë dhe më shumë radhë nga të dyja palët.
Sipas qytetarëve pritja po shkaktohet si rezultat i kontrolleve të rrepta për dëshmi vaksinimi e teste pas hyrjes në fuqi të masave nga shteti shqiptar. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se pika me problematike është Vërmica dhe Morina./Euronews