Në 15 qershor 2021 trajtuam përplasjen fizike e verbale në shkollën 9 vjecare “Qemal Mici” në Durrës, ku nëna e një djali me crregullime të spektrit autik, Fjoralba Rosi, u dhunua nga nëna e një fëmije tjetër, njëkohësisht mësuese në këtë shkollë, Valentina Jançe Kala. Në atë kohë, agresorja u procedua penalisht.Tre vjet më pas takojmë zonjën Fjoralba Rosi sërish. Mësojmë, se Gjykata e Durrësit e ka shpallur të pafajshme mësuesen, pasi nuk ishte provuar dhuna. Por organi i akuzës dhe gjykata nuk kanë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që drejtori i shkollës, tha, që i kanë institucionet kompetente.Sot Fjoralba e kërkon drejtësinë në Gjykatën e Apelit.Nga ana tjetër arsimtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka kallzuar nënën e fëmijës për fyerje dhe shpifje dhe kërkon 4 milionë lekë dëmshpërblim.Fjoralba është quajtur edhe hajdute, pasi mësuesja pretendon, se i kanë vjedhur 700 mijë lekë në shkollë. Drejtori i shkollës, në një regjistrim, thotë, se nga videoja, që disponohet, ai që ka marrë lekët, është burrë.
