Rrahu gruan se e kapi mat me dashnoren, çfarë ndodhi pas skandalit!

Në 26 nëntor 2024 transmetuam rastin e zonjës Floresha Koçi, e cila tha, se prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, pasi ajo zbuloi tradhëtinë e të shoqit, dhuna ndaj saj u shtua. Floresha tregoi edhe video të dhunës, pasi pa të shoqin në makinë me një vajzë.Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari futet në biznesin, që kishin bashkë, kur ai vjen, bën debat dhe e godet 3 herë në kokë, duke e ndjekur në banak, thyer celularin dhe gjuajtur me sende te forta. Edhe ky moment, i fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndodh në mes të ditës e në sy të njerëzve. Policia nuk mori asnjë masë. Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit. Bashkëshorti konfliktohet më vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit merr brenda atë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë. Gjatë arrestimit, vëllai i madh kalon parainfarkt. Floresha dhe vëllai i sëmurë morën masën arrest shtëpie, ndërsa Bledari sërish u la i lirë. Floresha Koci nuk është viktima e vetme e dhunës nga i shoqi. Nga situata e dhunës e kanë pësuar edhe dy djemtë, sidomos i vogli 13 vjec, që ka tentuar edhe vetëvrasjen.

Të Fundit