Historia, që transmetuam në 21 shtator, ishte ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohej nga ish-bashkëjetuesi i saj.Gruaja ka një djalë 15 vjec dhe një tjetër 3 vjec, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Ervini nuk kishte punë dhe para.Një nga herët dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.Në 30 shtator u zhvillua seanca gjyqsore për këtë cështje dhe prokurori Kasem Berberi kërkoi edhe 3 muaj kohë për hetim, pas 6 muajsh, që kishte në dispozicion për këtë dhe pamjeve e provave, që u transmetuan në “Stop”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]