Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy të rinj në kryeqytet pasi dyshohet se kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Policia thotë se pasi janë shoqëruar 21-vjeçari D.S dhe 18 vjeçari K.S kanë dëmtuar edhe derën e dhomës në komisariat, si dhe kanë thyer kamerën e sigurisë, ndërsa kanë kanosur dhe punonjësit e policisë që ndodheshin aty.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.