Romë/Gërmoi tunel për të grabitur bankën, por mbeti i bllokuar brenda  

Po gërmonin një tunel me shumë gjasë për të kryer një grabitje në një bankë aty pranë, por për shkak të shembjes së një pjese të asfaltit, një anëtar i një bande të dyshuar hajdutësh ngeci brenda tij.

Ngjarja ka ndodhur në Romë ku po punohet për nxjerrjen e personit në fjalë që fillimisht është ngatërruar me një punëtor, ndërsa po hapet paralelisht një tunel nga zjarrfikësit. Të paktën tre persona të tjerë, gjithashtu të dyshuar si pjesë e bandës, janë dëgjuar nga karabinierët.

Disa prej tyre, nga sa mësohet, janë me precedentë penalë. Prej disa orësh zjarrfikësit po punojnë për të shpëtuar personin që ra në humnerë, ende i paarritur, por që u furnizua me oksigjen dhe iu dha ushqim i lëngshëm nga personeli 118. Aksidenti ndodhi rreth mesditës në via Innocenzo. XI, në numrin 42, në rrethin Aurelio.

Të Fundit