Kryeministri Edi Rama, e ka nisur sot ditën e tij me një postim në rrjete sociale ku ka ri-postuar një foto të publikuar nga klubi italian, Roma.
Roma pas kualifikimit në finalen e UEFA Conference League që do të luhet në Tiranë, postuan në faqen zyrtare: “Andiamo a Tiranaaaaaa”, ku bashkëngjitën dhe një foto të eksodit të shqiptarëve.
Rama nuk ka ngurruar të ri-publikojë këtë postim të klubit romak, edhe pse në foto, është kapur një nga momentet më të trishta të realitetit shqiptar.
“Mirëmëngjes! Hajdeni, hajdeni”, u përgjigjet Rama tifozëve romakë.
Roma-Feyenoord luhet më datë 25 maj ora 21:00, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.