Rolex, vathë diamante dhe unaza ari, shqiptares i vjedhin bizhuteri me vlerë 100 mijë euro

Një shqiptare 40 vjeçe ka rënë pre e grabitjes në Paros të Greqisë. Asaj i kanë vjedhur kasafortën ku mbante bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro, por edhe një shumë të vogël parash.

Autorët kanë hyrë në shtëpinë e 40-vjeçares shqiptare teksa ajo nuk ishte atje

Sipas denoncimit të saj, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj ku edhe morën kasafortën e vogël.

Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €.

Gruaja ka bërë padi ndaj një autori të panjohur për vjedhje

Të Fundit