“Robt ku t’i kenë fëmijët” vajza e denoncon për ngacmim, babai hakmerret

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje denoncoi të atin Skënder Kurti, për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali, në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait. Kur ishte 14-15 vjec, vajza iu drejtua organeve kompetente dhe për të u kujdes shërbimi social në Itali, ndërsa babai vuajti 7 vjet burgim. Mamaja dhe vëllai i vogël e marrin vesh ngjarjen pas disa javësh nga një komshi në Itali, pasi motra nuk po përgjigjej në telefon.Djali i familjes, tani 19 vjec thotë, se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm. Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve.Në vitin 2024, djali i Skënderit, Xhemal Kurti shkon te gjyshja nga babai, ku sulmohet nga i ati dhe detyrohet t’i gjuajë me një tullë për t’u mbrojtur.Për këtë arsye, i riu u la në qeli për 3 muaj dhe Gjykata e dënoi me 1.5 vjet burg.Gazetari i “Stop” takoi babain agresor dhe Skënder Kurti shpreh hapur hakmarrjen, përndjekjen dhe inskenimin, që i ka bërë djalit të tij, vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin, që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.

Të Fundit