Elinda Gjata, gjinekologe është shprehur se hera e parë që një fëmijë ka lindur me uterus të implantuar ka qenë në vitin 2014.
I ftuar në Euronews Albania, jo theksoi se në 2002 nisi të funksiononte si metodë në Arabinë Saudite por që dështoi.
Megjithatë pas Arabisë ka qenë Suedia, SHBA dhe disa qytete të kësaj të fundit.
“Është bërë për të rritur efikasitetin e ndërhyrjes dhe për të reduktuar efektet anësore. Është tepër më preciz. Transplanti i parë është bërë në Arabinë Saudite, ku nëna ia ka dhuruar uterusin vajzës, e cila e ka humbur pas një hemorragjie të lindjes. Suedia si ta përdori në vitin 2012, në SHBA, në New York dhe tashmë kemi fëmijën e parë të lindur në një uterus të implantuar në 2014. Janë deri 50 fëmijë të lindur me uterus të implantuar”- tha ajo.