Ushtria serbe do te fuqizohet shpejt me rekrutë rinj, e ata nuk do të jenë njerëz por robotë humanoid. Është presidenti Aleksandër Vuçiç që e tha diçka të tillë.
Sipas tij, vendi do të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme ushtarake, pasi prodhimi i tyre do të fillojë që këtë vit.
Vuçiç tha se do të kërkojë mbështetjen kineze nga presidenti Xi Jingping. “Ata mund të mbajnë deri në 30 kilogramë, që do të thotë se mund të mbajnë kamera, mund të bëjnë atë që bëjnë tashmë në Kinë: kontrolle kufitare, i ke mbi rrota në rrugë, i ke pa rrota në mënyrë që të mund të kërcejnë, të bëjnë çfarë të munden dhe gjithashtu mund t’i armatosësh.
Pra, në paradën tonë të ardhshme ushtarake, do të kemi mijëra robotë të armatosur, në mënyrë që të sigurojmë vendin tonë”, theksoi Vuçiç. Ai e bëri këtë deklaratë në Qendrën Kulturore Kineze, ku mori pjesë në një prezantim të robotëve nga kompania AGIBOT Innovation. Vuçiç theksoi se Serbia mund të bëhet vendi I parë në Europë që prodhon robotë humanoid që këtë vit.



