Rita Ora ndodhet në Tiranë për një koncert që do të mbajë ditën e nesërme në kryeqytet. Këngëtarja shqiptare zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Liceut së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku foli për paragjykimet në fillimet e saj.
Ylli i muzikës, e cila së fundmi i ka dhënë fund beqarisë me Taika Waititi, theksoi se si e kanë paragjykuar për ngjyrën e lëkurës. “Jam kosovare, vij nga një vend që quhet Shqipëri dhe në fakt është një vend i mbushur me njerëz të mrekullueshëm.
Dhe ata ishin si: ‘Po, por lëkura juaj…lëkura juaj është pak më e errët, ti nuk ke lëkurë aq të bardhë’, dhe unë isha: Çfarë? A i keni parë njerëzit që vijnë nga vendi im? Ne jemi kaq ekzotikë, ne dukemi sikur vijmë nga vende të ndryshme, ne jemi të bukur brenda dhe jashtë, jo vetëm fizikisht”, tha ajo.