Rita Ora “e pranishme” në ndeshjen Kosovë-Zvicer: Të dua vendi im i preferuar në botë

Dje u zhvillua ndeshja Kosovë-Zvicër e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Përballja e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024 u realizua në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku kishte banera të ndryshëm e në një prej tyre ishte imazhi i Rita Orës, këngëtares me famë botërore, me origjinë nga Kosova.

Faqja e Instagramit të Kosovës për Euro 2024 kishte publikuar këtë baner me mbishkrimin se Rita Ora ju solli fat. Presidentja Vjosa Osmani kishte nxjerrë gjithashtu një video në faqen e saj zyrtare ku dukej këngëtarja.

Postimin e Osmanit e kishte publikuar dhe vetë artistja e cila u shpreh se Kosova është vendi i saj i preferuar në gjithë botën.

 

Të Fundit