Është ‘rishfaqur’ pas disa javësh i arratisur ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Llalla kërkon pezullimin e vendimit me dy vite burgim që të mos shkoj kështu pas hekurave.
Bëhet me dije se kërkesën Llalla e ka bërë nëpërmjet avokatit të tij, teksa çështja është hedhur në short dhe pritet të shqyrtohet nga GJKKO.
Ditën e djeshme SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm për akuzën e fshehjes së pasurisë.