Rinasi “u pushtua” nga charterat, drejtori i kufirit: 2 milionë turistë të huaj këtë verë në Shqipëri

Gjatë 2021 vendi ynë ka qenë një atraksion turistik duke tejkaluar edhe vitin 2019 përsa I përket të huajve që kanë vizituar Shqipërinë për turizëm. Në një intervistë për News24, drejtori i departamentit të kufirit dhe migracionit tha se nga qershori deri në gusht në vendin tonë kanë hyrë 2 milionë të huaj.

Sipas drejtorit të kufirit dhe migracionit, Eduart Merkaj risi për këtë vit ka qenë numri i lartë i turistëve nga Europa Lindore dhe Rusia.

Prej 6 shtatorit, Shqipëria ka shtrënguar masat antikovid në kufi duke e bërë të detyrueshme certifikatën e vaksinimit me 2 dozat ose tampon negativ dhe kjo ka bërë që në disa pika të krijohen radhë.

Forcimi i masave antikovid në Shqipëri duke e bërë të detyrueshme certifikatën e vaksinimit ose tamponin ka bërë që të ulet ndjeshëm numri I të huajve përdornin shqipërinë transit për të kaluar në një vend tjetër.

Të Fundit