Dy persona janë arrestuar në Rinas, pasi tentuan që të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet. Të arrestuarit janë;
- A.M. 41 vjeç, banues në Tiranë
- Q.M. 56 vjeç, banues në Divjakë
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.
Sipas policisë A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit duke përfunduar në pranga.