Në faqen zyrtare në Facebook “European Union in Albania”, përmes një postimi është bërë me dije se Komisioni Europian ka disbursuar në muajin mars 90 milionë eurot e para të ndihmës makro-financiare.
Këto para janë alokuar në kuadër të mbështetjes së rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, për shkak të krizës së krijuar nga pandemia COVID-19.
“Një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paparë,” – thuhej në postim.
Bashkimi Europian ka kontribuar edhe me dhurimin e vaksinave anti-COVID për Shqipërinë, gjithashtu dhe në procesin e rindërtimit duke qenë se në 26 nëntor të vitit 2019, vendi ynë u godit dhe nga një tërmet shkatërrues.