Rikthehen reshjet e borës në juglindje, trashësi deri në 5 cm në Dardhë

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit.

Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.

Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë.

Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Të Fundit