Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme krahë liderëve botërorë në ceremoninë e rihapjes së katedrales së “Notre Dame”.
Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në rrjetin social Facebook, pamje nga momenti i ceremonisë së rihapjes së katedrales, ndërsa shkruan se edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht në rindërtimin e saj.