Tatimet kanë nisur aksionin për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale që shiten pa faturë. Në qytetin bregdetar të Sarandës pjesë e kontrolleve të rrepta kanë qenë edhe tregtarët në tregun e fruta-perimeve, të cilët shesin bimë medicianle.
Nga ky aksion është bërë viral në rrjet një moment. Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Sarandë, z.Muçi siç e thërret Bardha, një prej tregtareve të vjetra të qytetit, ishte protagonisti kryesor.
Me mjetin identifikues të punonjësit të shtetit, Muçi i kërkonte llogari zonjës për rigonin e mbledhur në mal. Ai i kërkon tregtares që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit që po tregton.
Përgjigjja e tregtares është spontane, ‘mali’. Ajo tregton prej vitesh në tregun e Sarandës bimë të cilat i mbledh vetë në mal për të mbajtur familjen.
Por, pavarësisht kësaj përgjigje, drejtori i thotë se kjo nuk funksionon kështu dhe se çdo produkt duhet të ketë etikën e prodhuesit dhe duhet të shitet me kupon tatimor. “Po çfarë flet mo Muçi im”, i thotë tregtarja-drejtorit që ka zbritur në terren për kontrolle, duke theksuar se ato janë produkte të natyrës.
Pjesë nga biseda mes tyre
Drejtori: Prodhuesi
Tregtarja: Mali
Drejtori: Nuk funksionin ashtu
Tregtarja: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.