Rezultatet në Njësinë 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët e PS dhe PD që morën më shumë vota

Pak orë pas nisjes së numërimit të votave, mëngjesin e sotëm në orën 08:10 u shpall rezultati i votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, ku fituese u shpall Partia Socialiste.

Nga një vështrim i renditjes së votave që kanë marrë kandidatët për deputetë në njësinë 10, shohim se tek Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, kandidati që ka marrë më shumë vota rezulton Agron Shehaj, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërsa tek Partia Socialiste, në njësinë 10 kandidati që ka ‘triumfuar’ me më shumë vota është Fatmir Xhafaj që ka siguruar 2795 vota.

Disa nga kandidatët që kanë marrë më shumë vota se të tjerët tek PD dhe PS në njësinë 10 në Tiranë:

PD-AN

Lulzim Basha 492
Jorida Tabaku 286
Sali Berisha 238
Agron Shehaj 525
Oriela Nebiaj 469
Dashamir Shehi 355

Në total 4464

PS

Luljeta Bozo 195
Najada Çomo 67
Ogerta Manastirliu 281
Arben Ahmetaj 128
Etilda Gjonaj 103
Belinda Balluku 243
Etjen Xhafaj 272
Pandeli Majko 132
Mimi Kodheli 187
Fatmir Xhafaj 2795

Në total 5884

Të Fundit