‘’Revolucioni vazhdon’’, Rama: Në mandatin e tretë shteti do të jetë në xhepin e qytetarëve, Shqipëria lider në rajon për qeverisjen dixhitale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për programin e PS për shërbimet për qyetarët dhe biznesin.

Rama thotë se revolucioni dixhital i qeverisë vijon, dhe në mandatin e tretë ët gjitha shërbimet shtetërore do të jenë në xhepin e qytetarëve, ku do mund të kontrollohen nëpërmjet smartphonave personalë.

Ai thotë se revolucioni do të vijojë, teksa referuar organizatave prestigjoze ndërkombëtare Rama theksoi se Shqipëria është lider në rajon për qeverisjen dixhitale.

’6 ishin në regjistra elektronikë, që presupozohej se duhet të ndërvepronin, sot janë 55 regjistra elektronikë që veprojnë në kohë reale. Deri numri total i transaksioneve i ndërveprimeve të kryera në platformë ishin 680 mijë, sot në 145 milion, shifra e fundit ne 2020.

145 milion që mund t shtohen, dhe do të shtohen sa më shumë të rritet pjesëmarrja. Dhe sa më pak njerëzit, në vend të ankohen për vonesën këtu e aty, përdorin platformën. Përdorin Iphone, kompjuterin më të afërt.

Më e rëndësishmja akoma. Për një shumë të madhe dokumentash që shteti lëshon, duhet akoma. Numër i konsiderueshëm për aplikime. Shkojnë deri në 20. Mesatarisht janë 7-8. Ça ishin këto më parë? 20 vajtje-ardhje, në 20 zyra të ndryshme.

Ky është revolucion. Ky është revolucion i çuarjes së tepsisë për skrap në raport me shteti-qytetar. Ky është revolucioni që nuk bëhej dot deri në fund me tët tjerë në prehër. Ky është revolucioni që i dhatë në 2017, kur na dhatë munëdsinë për të qenë përballë jush pa të tjerë në preh, e të na shihnit në sy, t’ju shihnit. Por t’ju përgjigjeshim me fuqitë tona. Revolucioni vazhdon. Mandati i tretë do e transferojë këtë vend, ku shteti është në xhepin e qytetarit. Jo për t’i marrë nga xhepi, por për të marrë nga xhepi i tij kërkesën dhe për ta kthyer kërkesën në dokument të plotësuar fakt në smartphone-n e tij, për qytetarin dhe biznesin. Për të riun e të moshuarin, të madhin e të voglin, student e fermer.

Shqipëria sot, jo se e them unë, jo se e themi ne. Por në bazë të raporteve të organizatave më prestigjoze, OKB, DASH dhe BE, është lider në qeverisjen dixhitale në rajon, ndërkohë ishte bishti i kavallit 7 ite më parë. Për ça flasim? Nëse nuk dëgjojmë, nuk lexojmë, nuk kuptojmë. Këto që po them nuk janë fakte nga hëna, por nga jeta e milion, e miliona, e milion ndërveprimeve. Ndërveprime që kanë ardhur si rezultat i 1.8 milion shqiptarëev të regjistruar dhe aktiv, qoftë njëherë të vetme në e-Albania. Për ça flasim? Parafytyrojeni, ja u kam thënë për spitalet, për gjendjen e trupës në spitale, po për shërbimin. Sikur COVID, të kishte hyrë në jetën tonë e të na bënte mish për top 7 vite më parë. Si do merreshin lejet pa dalë në sportele në kohë karantine. Si do merreshin lejet për punë, për urgjencë, lejet për të dalë në ato fashat e orareve nëse nuk do ishte revolucioni dixhital. Si do merreshin? Si do hynin në mësim online 95% e fëmijëve të këtij vendi. Nëse do mbyllim shkollat, e nuk do bënim revolucionin. Kush do e bënte? Kush e çon para këtë? Ata që krenohen sot me Shqipërinë që lanë, që skanë nxjerrë asnjë mësim nga pseja e madhe e shqelmave që populli i nxori.”-tha Rama.

Të Fundit