Retë e tymit vijojnë të “pushtojnë” Elbasanin, zjarri tek ish-metalurgjiku aktiv edhe sot

Elbasani u mbulua nga tymi dhe era e keqe nga mesdita e të hënës, kur  fusha e grumbullimit të skrapit të kompanisë Kurum u përfshi nga flakët duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia dyshon se bateri apo mbetje të tjera të hedhura së bashku me mbetjet e skrapit kanë marrë flakë duke shkaktuar zjarrin.

Por ndërsa kanë kaluar gati 24 orë nga nisja e zjarrit, flaket janë ende aktive, ndërsa qyteti vijon të mbulohet nga retë e tymi.

 

Të Fundit