Prokurori Vladimir Mara bëri të ditur se gjatë hetimit janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, të dyshuara se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen:
- Tre restorante në Durrës
- Një bar-kafe
- Gjashtë shoqëri tregtare
- Një platformë televizive kabllore në qytetin e Vlorës
“Gjatë hetimit penal, krahas dokumentimit të veprimeve kriminale, është kryer edhe hetim pasuror në kuadër të ligjit Antimafia. Të gjitha pasuritë që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal janë paraqitur për sekuestrim në Gjykatën e Posaçme, e cila ka vendosur masën e sekuestrimit,” tha prokurori Mara.
Ai shtoi se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 3 milionë euro para të thata, që dyshohet se janë të ardhura të paligjshme të grupit kriminal.
Gjithashtu, janë evidentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri, për të cilat janë marrë masa sigurie ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe një avokati. Kjo operacion ka dëshmuar bashkëpunimin efektiv ndërmjet institucioneve ligjzbatuese të dy vendeve për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.