Reshjet e dëborës krijojnë vështirësi qarkullimi në aksin Korçë-Kolonjë

Reshjet e borës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në qarkun e Korçës, ndërsa kanë nisur edhe problemet e para për qarkullimin e mjeteve.

Probleme me lëvizjen e mjeteve ka aksi Korçë-Kolonjë, në Qafën e Qarrit, ku trashësia e borës ka qene e konsiderueshme.

Ndërkohë, aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë është i qarkullueshëm dhe mjetet mund të lëvizin pa zinxhirë. Mësohet se në Dardhë trashësia e borës është mbi 20 cm dhe reshjet po vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit. Sakaq, firmat e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale.

Të Fundit