Rëndohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

Prej 10 korrikut, Ilir Beqaj ndodhet në spital, ku po trajtohet për komplikacione serioze shëndetësore. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Durrësit, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u kthye në qeli. Situata e tij shëndetësore u përkeqësua, ndërsa mjekët në Durrës nuk arritën të përcaktojnë shkaqet konkrete të problemit. Për këtë arsye, Beqaj u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhet aktualisht.

Sipas mjekëve, infeksioni në lëkurë kishte filluar të përhapej në gjithë trupin, ndërsa së fundmi pjesa sipërfaqësore është rikuperuar. Megjithatë, ai vazhdon të ketë komplikacione serioze me infeksionin e brendshëm dhe po merr trajtim mjekësor të specializuar.

Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua seanca për dosjen SASPAC, në të cilën Beqaj nuk u paraqit personalisht, por u përfaqësua nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj. Seanca u shty për arsye të pamundësisë së tij për të marrë pjesë.

Të Fundit