Rektori i Universitetit të Tiranës: Vaksinimi s’duhet të ishte me detyrim

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka deklaruar se është kundër vendimit për vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe petagogët.

Ai është shprehur se ende nuk dihet se si do të zhvillohet mësimi në universitete, teksa shton se në Universitetin e Tiranës janë vaksinuar mbi 75 % e pedagogëve.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, u shpreh rektori Hoxha.

Kjo deklaratë e tij është bërë gjatë ceremonisë të përkujtimit të ndarjes nga jeta nga COVID-19, të profesoreshës të Fakultetit të Ekonomisë Vjollca Karpici dhe Irena Bogdani, si dhe studentes Euxhena Jorgji.

Të Fundit