Në 20 janar 2021 një sasi prej 103 kg lëndë narkotike cannabis sativa është transportuar nga fshati Dukaj dhe Mamaj Tepelenë, ngarkesë, që sipas informacioneve, do të shitej në Vlorë.Të nesërmen, në një operacion policor të koduar Vasjari, u arrit të sekuestrohej në Memaliaj sasia e lëndës narkotike., e fshehur në një godinë të braktisur, në vendin e quajtur Mogila, ku po paketohej dhe po bëhej gati, për të shkuar në Vlorë. 6 persona përfunduan në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.Stop ka siguruar përgjimin ambiental, që policia e Gjirokastrës u ka bërë 4 personave në momentin, kur ata kanë qenë të arrestuar në paraburgimin e komisariatit të Gjirokastrës. Në bisedë del, se grupi kërkon marrjen përsipër të veprës penale nga një person, në mënyrë që të mos akuzohej i gjithë grupi.Leonidha Kociaj nje prej te arrestuarve, me rolin e ndërmjetësit, u dënua me 7 vite burg dhe me gjykimin e shkurtuar mori 4 vite e 8 muaj burg .Nga burime zyrtare Stop ka mësuar, se Leonidha Kociaj kërkoi 2 herë zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpie. Dy kërkesat e para u refuzuan, por treta jo, pasi sipas pretendimeve, janë paguar 20 mijë euro në adresë të prokurorit Emëror Kasaj. Më pas nga 6 të arrestuar, u dënuan vetëm 4, ndërsa dy të tjerët në mënyrë të pashpjegueshme u lanë të lirë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]