Refuzimi i SPAK për Ballukun, Rama: Prokurorët nuk bëjnë dot ç’të duan kur trokasin në Kuvend

Kryeministri Edi Rama komentoi në podcastin e tij “Flasim”, vendimin e mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas ti është e patolerueshme që Shqipëria të shihet nga Këshilli i Evropës si vend rekord për numrin e të paraburgosurve në raport me ata që janë gjykuar dhe dënuar dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë pasi ka raste që mund të ndiqen në gjendje të lirë siç është rasti Balluku.

Rama tha se deputetët janë të barabartë përpara ligjit dhe mund të hetohen nëse ka arsye për hetim, por sipas tij, liria e tyre nuk mund të kufizohet vetëm me teori apo me pretendimin se prokurorët dhe gjykatësit bëjnë çfarë të duan.

“Kuvendi i dha fund një debati dhe përplasje të gjatë mbi kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti. Çështja e deputetes Balluku sipas meje sipas nesh është e mbyllur. Kuvendi u shpreh pasi trajtoi me shumë kujdes e përgjegjësi gjithçka që iu vu në dispozicion dhe nuk autorizoi kërkesën sepse është në vazhdën e një kuturisje që nuk mund të vijojë pafundësisht ku njerëzit trajton si të ishin mjete në dispozicion të luftës kundër korrupsionit edhe kur nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe përvetësime për interesa personale apo arsye që mund të pengoje zhvillimin e hetimeve dhe merren e futen brenda duke e kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Këshillit të Europës si vendi me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur, pra të gjykuar e të dënuar.

Deputeti është i barabartë para ligjit, duhet të hetohet nëse ka arsye për hetim, por liria e tij nuk mund të kufizohet me fjalën të përgjithshme apo me teorinë që gjyqtari dhe prokurori munda të bëjnë çfarë të duan. Ata nuk mund të bëjnë çfarë të duan kur trokasin në derën e Kuvendit dhe Kuvendi nuk mund të bëjë sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon, sikur nuk mendon dhe të refuzojë të kryejë rolin e tij, duke praktikisht mbrojtur dinjitetin e tij, dinjitetin e parlamentarëve të Republikës së Shqipërisë që nuk mund të trajtohen si fajtorë pa qenë të shpallur të tillë nga gjykata dhe nuk mund të kufizohen në lirinë e tyre pa pasur asnjë kusht që të çon në këtë drejtim.

Pra, në këtë rast, siç dihet botërisht, kemi të bëjmë me një çështje ku prokurori ka ngritur me të drejtën e vet dyshimin dhe ka nisur hetimin dhe pastaj ka ngritur akuzën për shkelje të barazisë në tendera rreth gjashtë vite më parë dhe nga ana tjetër nuk ka akuzë për korrupsion, nuk ka akuzë për përvetësim fondesh, nuk ka asnjë skenë flagrance, asnjë provë që të çon në këtë drejtim”, tha Rama mes të tjerash.

Të Fundit