Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot nga foltorja e Kuvendit se reforma e ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është një reformë model dhe më e mira që vendi ynë ka aplikuar në dekadat e fundit.
Teksa bëri krahasimin me mesataren e furnizimit me ujë në vitin 2013 dhe sot, Balla tha se Shqipëria po shkon më në fund atje ku duhet, në rrugën e zhvillimit.
“Sot kemi 20 orë ujë ne ditë mesatarisht, në vitin 2013 kishim vetëm tetë orë ujë. Sot Librazhdi ka 24 orë ujë”, tha Balla.
“Cili nga vendet e rajonit subvencionon energjinë elektrike në këtë mënyrë si ne? Ma gjeni vendin tjetër që ka marrë para nga buxheti i shtetit për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike? Më në fund po shkohet aty ku duhet. Reforma e ujësjellës kanalizimesh është reforme model. Investimet në katër vitet e fundit në kanalizimet e ujërave të zeza më e madhja në dekadat e fundit.
Në vitin 2013 mesatarja e furnizimit me ujë, tetë orë ujë në ditë. Sot jemi 20 orë në ditë.
Nga tetë orë ujë në ditë mesatarja në Shqipëri në 20. Sot Librazhdi ka 24 orë ujë, merret në lartësinë 1500 metra. Cilësinë e shërbimit në qytete po e çojmë edhe në fshatra”, tha Balla.
Deklarata e Ballës pasoi kritikat e deputetit demokrat, Dashnor Sula, i cili tha më herët se qeveria nuk po mbështet siç duhet fshatin dhe fermerët në Shqipëri.