Reçeli i luleshtrydhes e nxorri zbuluar, si e zbuloi Shakira tradhëtinë e Piqué

Një nga ndarjet më të zhurmshme të kohëve të fundit në botën e showbiz-it, është ndarja e ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle Gerard Pique nga këngëtarja e njohur Shakira.

Pas gati 12 vitesh bashkë, çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre për shkak të tradhëtisë së futbollistit të njohur.

Mediat e huaja zbuluan saktësisht se si Shakira zbuloi se Pique e tradhtoi. Një numër burimesh raportojnë se fajtori ishte një kavanoz me reçel luleshtrydhe. Teksa mësohet se Shakira e donte dhe e konsumonte, ndërsa Pique e urren.

Pas kthimit në shtëpi nga turneu i saj, mediat huaja raportojnë se këngëtarja zbuloi se kavanozi i reçelit të saj të preferuar ishte bosh, megjithëse Pique nuk e kishte prekur kurrë. Kështu Shakira mendoi se në mungesë të saj kishte dikë tjetër në shtëpinë e tyre.

Kujtojmë se Pique dhe Shakira ishin bashkë që nga viti 2010. Çifti u njohën në xhirimet e videoklipit të këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut. Në vitin 2013, të dy ata u bënë prindër të një djali, Milan, dhe në vitin 2015 një djalë tjetër, Sasha.

Tashmë Pique ka zyrtarizuar lidhjen e tij të re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti.

Të Fundit