Agron Gjekmarkaj në prezantimin e kandidatit të PD Luan Hoti për bashkinë e Durrësit , tha se ky qytet nuk meriton të jetë marrë peng i mafies.
Ai ftoi qytetarët të mbështesin kandidatin e PD, Luan Hoti.
“Unë shoh se sot keni ardhur për kryetarin e ri të bashkisë së Durrësit. Shoh njerëz të mirë për njeriun e ndershëm. Nuk ka një qytet të dytë ku e shëmtuara dhe e bukura të rrinë krah për krah. Sot për këtë qytet flet Gjush akullorja. Ju ftoj sot të mbështesni kandidatin më të mirë që PD kishte për këtë qytet. Ju bëj thirrje të mos keni frikë, ata duhet të rebelohen përballë shëmtisë dhe grabitjes që i bëhet qytetit. Durrësi nuk mund të jetë peng i akullores, bëjani këtë nder Durrësit .