Reagon zyrtarisht SPAK për mosparaqitjen e Berishës për 21 Janarin: Refuzoi 2 herë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka sqaruar këtë të premte situatën lidhur me fletëthirrjen ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për ngjarjet e 21 Janarit.

Sipas SPAK, deri më tani janë dërguar dy urdhër-thirrje për Berishën, e para më 3 nëntor 2025 në adresën e banesës së tij, për t’u paraqitur më 7 nëntor, dhe e dyta më 7 nëntor 2025, në banesë, Partinë Demokratike dhe Kuvendin, për t’u paraqitur më 14 nëntor.

Urdhër-thirrja e parë është kthyer mbrapsht me shënimin se rojet nuk ishin të autorizuar të merrnin zarfin. Pas kësaj, SPAK ka dërguar urdhër-thirrjet në të tre destinacionet, por më 9 nëntor është refuzuar marrja në banesë, dhe më 12 nëntor, stafi politik i grupit parlamentar të PD-së ka refuzuar marrjen në Kuvend.

Nga ana tjetër Sali Berisha po këtë të premte ka thënë se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje.

Të Fundit