“Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milionë euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”.
Ka qenë ky reagimi i Elidon Çelës në sallën e gjyqit, para togave të zeza, të cilat e lanë në burg këtë të martë.
Çela u arrestua pak ditë më parë në portin e Durrësit, pasi ishte shoferi i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara.
Ai ka pretenduar para hetuesve se janë të ardhura që i ka fituar nga puna në Itali.
“Ai po i sillte nga Italia se i ka fitim të 27 viteve. Ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje, ka punuar në Itali, ka shitur, ka blerë. Shoferi kishte pretendime se ka pushtetarë tha që ia vjedhin shtetit dhe nuk i lë njeri në burg, 4 milionë euro, jo të më lërë mua në burg për 520 mijë euro që i kam të miat”, tha avokati i Çelës për mediat.