Kryeministri Edi Rama del sërish me qëndrim pas deklaratave të tij të mbajtura gjatë Asamblesë së PS, ku shigjetoi SPAK dhe pas shigjetimeve të opozitës.
Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!
Ai shton më tej se “gojën nuk kemi për ta mbyllur”, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht.
Kryeministri thotë se roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që vetingu i nxori “katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”