Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj udhëheqësve të Ukrainës duke i akuzuar se “kanë treguar mirënjohje zero” për përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në vendosjen e paqes.
“Udhëheqja e Ukrainës nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. Unë trashëgova një luftë që s’duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbje për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëzit që kanë vdekur kaq kot.”- shkruan Trump në Truth.
Trump shtoi se ka trashëguar “një luftë që kurrë nuk duhej të kishte ndodhur”, një konflikt që, sipas tij, ka shkaktuar miliona viktima të kota.



