Rasti i parë në Europë, varianti i ri Covid zbulohet në Belgjikë – Stop
Aktualitet, Bota, Të Gjitha

Rasti i parë në Europë, varianti i ri Covid zbulohet në Belgjikë

Rasti i parë i raportuar në Europë i një varianti të ri Covid është zbuluar në Belgjikë.

Varianti B.1.1.529, i cili po shkakton shqetësim për shkak të numrit “jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke konfirmoi se tani ishte gjetur në Belgjikë.

“Ne kemi një rast që është konfirmuar me këtë variant. Ky është dikush i ardhur nga jashtë, i cili ka rezultuar pozitiv në 22 nëntor dhe është i pa vaksinuar”.

Krye virologu i vendit, Mark Van Ranst, tha se varianti u zbulua te “një udhëtar që po kthehej nga Egjipti”. Zbulimi i parë i këtij varianti të ri, potencialisht shumë ngjitës, u njoftua të enjten.

Disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, kanë vendosur tashmë kufizime të reja udhëtimi me Afrikën e Jugut dhe vendet fqinje që përfshijnë një periudhë karantine 14-ditore për udhëtarët pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo. Komisioni Evropian ka rekomanduar që të gjitha vendet e BE-së të ndjekin shembullin. Njoftimi se varianti i ri është zbuluar në Belgjikë erdhi së bashku me një raund të ri masash “dimërore”, që do të hyjnë në fuqi të shtunën, pasi vendi po lufton me një rritje të infeksioneve dhe shtrimeve në spital.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *