Rasti horror/ Eksperti britanik pranon se ka abuzuar seksualisht me qentë

Një ekspert i njohur britanik ka pranuar 60 akuza, pasi ka pranuar se ka abuzuar me kafshët.

Sipas një gjykate në Australi, eksperti Adam Britton ka filmuar veten duke torturuar dhjetëra qen derisa kanë ngordhur.

Pas filmimit, eksperti kishte planifikuar t’i postonte videot në rrjetet sociale.

ritton pritet të dënohet. Në një seancë në Gjykatën e Lartë të Territorit të Veriut (NT) të hënën, prokurorët paraqitën çështjen kundër tij.

Shumë nga detajet e krimeve të Britton ishin shumë të rënda ndaj gjyqtari paralajmëroi të pranishmit në sallë të largoheshin.

Shefi i drejtësisë Michael Grant tha se ishte i shqetësuar se pamjet mund të shkaktonin një shok nervor tek ata që do t’i shihnin apo dëgjonin.

Eksperti kishte një “interes seksual sadist” për kafshët që nga viti 2014.

Ai përdorte platformën në internet Gumtree për të gjetur njerëz që shpesh i jepnin me ngurrim kafshët shtëpiake për shkak të udhëtimeve ose angazhimeve në punë, duke krijuar një raport me ta për të negociuar marrjen e kujdestarisë së kafshëve.

Në realitet, ai po abuzonte me kafshët në një kontejner transporti në pronën e tij që ishte pajisur me pajisje regjistrimi, të cilën ai e quante “dhomë torture”.

Një video e tillë iu kalua policisë, e cila arrestoi z. Britton në prill 2022.

Nga 42 qen që ai abuzoi në 18 muajt para arrestimit të tij, 39 ngordhën.

Britton është mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i tij dhe do të kthehet në gjykatë për një seancë dëgjimore në dhjetor.

Të Fundit