Raporti i OBSH: 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç pa dhëmbë

50% e popullsisë në botë kanë probleme më dhëmbët.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerëson se Shqipëria problematikën më të madhe e ka me kariesin dentar tek fëmijë e moshës 1 deri në 9 vjeç. Vendi ynë renditet i katërti në Europë, ku 48,6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar në dhëmbët e qumështit.

Në të gjithë Europën numërohen rreth 44 milionë fëmijë me këtë problem.

Me rritjen, kujdesi për dhëmbët është më i shtuar. Kjo reflektohet edhe tek problematikat që kanë të rriturit.

Sipas studimit 14,9% e të rriturve mbi 15 vjeç në vendin tonë kanë probleme të ndryshme me dhëmbët, ndërsa në vendin e parë sa i takon kësaj problematike është Danimarka, e pasuar nga Gjermania dhe Norvegjia.

Një tjetër indikator matës i shëndetit oral të marrë në konsideratë nga ekspertët e shëndetësisë botërore është dhe humbja e dhëmbëve.

Në Shqipëri rezulton se 33,7% e personave mbi 60 vjeç i kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre.

Ekspertët e OBSH vlerësojnë se situata e shëndetit oral në Europë është në nivel alarmant. Ata fajësojnë kujdesin e ulët për higjienën e gojës, konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer, duhanin dhe alkoolin si dhe traumat e shumta që çojnë në humbje të dhëmbëve.

Të Fundit