Raporti i INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në 2024

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë t’iu marrin jetën shqiptarëve.

Raporti vjetor i INSTAT ka nxjerrë në pah se ato janë shkaku kryesor i vdekjeve si pasojë e sëmundshmërisë duke zënë 52,9 % të totalit.

Mes tyre kryesojnë problemet kronikë të zemrës, pasuar nga ishemitë dhe sëmundjet e enëve të trurit.

Shkaku i dytë janë simptomat dhe sëmundjet e papërcaktuara mire, e hasur kryesisht tek femrat dhe që zë 21,5% të totalit të vdekjeve. Brenda këtij grupi, vdekjet nga pleqëria përbëjnë 70,7 %.

Sëmundjet tumorale shkaktojnë më shumë vdekje tek meshkujt dhe janë shkaku i tretë i fataliteteve duke zënë 15,3% të totalit dhe ku kryesojnë tumoret e aparatit tretës.

Ekspertët kanë nxjerrë në pah se vdekshmëria në 2024 është rritur me 3,8% në raport me një vit më parë. Mes 22.102 viktimave të regjistruar 110 kanë qenë foshnje.

INSTAT raporton se 97 % e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale, 1,9 % si pasojë e aksidenteve, 0,2 % nga vrasjet dhe 0,9 % si pasojë e vetëvrasjeve.

Të Fundit