Raporti europian: Shqiptarët nuk i besojnë më njëri-tjetrit

Në kryeqytet vetëm 41% e banorëve kanë besim

Zhvillimi modern dhe jetesa urbane duket se e ka humbur ndjenjën e besimit tek njëri-tjetri, tek shqiptarët, që njihen për fjalën e dhënë dhe besnikërinë ndaj njëri-tjetrit. Një raport i fundit i Komisionit Europian e rendit Shqipërinë dhe konkretisht kryeqytetin mes 10 qyteteve me përqindjen më të ulët të banorëve që besojnë tek njëri-tjetri.

Përqindja e banorëve që u besojnë njerëzve varion ndërmjet 27% (Stamboll, TR) dhe 87% (Aalborg, DK).
Mes vendeve të rajonit, kryeqyteti shqiptar ka përqindjen më të lartë të besimit të banorëve mes njëri-tjetrit me 41%, krahasuar me Beogradin, Shkupin, Podgoricën dhe Athinën të cilat kanë një përqindje edhe më të ulët besimi.

Njerëzit që jetojnë në kryeqytet kanë më pak gjasa t’u besojnë njerëzve. Ndërsa përsa i përket nivelit arsimor, personat me arsim të lartë afro 66% e tyre u besojnë njerëzve që jetojnë në qytetin e tyre, kundrejt 63% të atyre me arsim bazë.

Të moshuarit kanë besim më shumë mes njëri-tjetrit, krahasuar me të papunët.

Të Fundit