Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të nisjes së procesit të vaksinimit në Berat, tha se shpreson që në ditët në vijim të kemi lajme të mira për rritjen e sasisë së vaksinave të siguruara. Rama bëri me dije se në procesin e vaksinimit do të përfshihen jo vetëm infermierë por edhe strukturat e ushtrisë.
“Shpresoj shumë që në ditët në vijim pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajme të mira për rritjen e sasive dhe shtrirjen intensive të vaksinimit, ndërkohë që duhet të përgatitemi për një rrjet kapilar jo vetëm qendrash shëndetësore, por të përfshijmë edhe ushtrinë, edhe studentë të infermierisë në mënyrë që të gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi intensiv e t’ja dalim të kemi një pozicion shumë lart të klasifikimit të vedneve për nga eficienca e vaksinimit“, tha Rama.
Ogerta Manastirliu: Në terren kemi 1100 vaksinatorë e ndihmës, ndërkohë sipas planit që sapo thatë, do kemi dhe 500 infermierë.
Edi Rama: Me ndihmën e Zotit besoj se do ia dalim më shpejt se sa vonë në këtë betejë të hatashme me lloj-lloj çudish.
Silva Bino: Berati më mirë nga të gjithë deri tani, shumë të organizuar, të saktë, shumë mirë.