Ndërkohë që ende vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në Facebook nga “Shtëpia e Evropës” në sheshin ‘Skënderbej’ ku të mbahet Samiti i Komunitetit Politik me 16 maj.
Rama shihet teksa inspekton punimet e “shtëpisë” që do të mikpresë liderët evropianë.
“Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…”,-është shkrimi që Rama i ka bashkëngjitur videos ku duket duke bërë punime.