Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Rama ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai tha se në këtë mbledhje është vendosur një vijë e kuqe që tregon se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS. Kjo vijë tha Rama garanton një tjetër qasje të administratës në raport me qytetarin.
“Një vijë e kuqe e cila është vendosur sot në kongresin e partisë dhe do të thellohet është se punësimet e drejtoritë nuk janë pronë e PS por e popullin në funksion të qeverisë bazuar në Kushtetutë . Kjo nuk është propogandë. Vija ndarëse është ajo që garanton kalimin në një nivel tjetër të qasjes së administratës në raport me qytetarin”, tha Rama.