Kryeministri Edi Rama uroi 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, përmes një videoje në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Me pamjet e të rinjve në kryeqytet, Rama u zotua se në vitin 2022 Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
Nga ana tjetër 8 Dhjetori e gjen Partinë Demokratike të përçarë. Çdo vit Dita e Rinisë është përkujtuar e festuar nga demokratët, të cilët këtë vit do të jenë të ndarë në 2 grupime.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar se do të mbajë një takim në orën 11:00 tek ArTurbina, ndërsa Sali Berisha ka njoftuar se në orën 12:00 do të mbajnë homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit tek Qyteti i Studentit.